VIDEO- Momenti kur nxirret trupi i pajetë i personit nën gërmadha

KALLXO.com ju sjell pamjet e para kur ekipi i emergjencave nxjerr trupin e pajetë të punëtorit që ishte zënë nën shembjet e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Sipas prokurores Fetije Bajrami- Shala, trupi është nxjerrë nga gërmadhat dhe është vërtetuar se personi është pa shenja jete.

“Tani para 15 min është nxjerr trupi dhe është konstatuar pa shenja jeta, janë intervistuar tre dëshmitarë, dhe dy të dyshuar janë dërguar ne mbajtje, punëdhënësi dhe punëkryrësi “, ka thënë Fetije Bajrami- Shala për KALLXO.com.