Agim Ademi - Kryetar i FFK-së

VIDEO - Momenti kur kryetari i FFK-së dënohet me burgim

 

Kryetari i Federatës së Futbollit – FFK, Agim Ademi së bashku me Muhamet Ramën janë shpallur fajtor lidhur me akuzuat për kërcënim me vdekje të një personi.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, e cila kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademit i ka shqiptuar dënim me burgim prej 9 muajve, ndërsa Muhamet Ramës i është shqiptuar dënimi me burgim prej 1 viti, lidhur me veprën penale të detyrimit.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzoheshin edhe për veprën penale të ushtrimit të ndikimit por për këtë vepër penale ka arritur parashkrimi.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzoheshin për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi së bashku me Muhamet Ramen akuzoheshin se e kanë kërcënuar me vdekje një person. Sipas prokurorisë ata kishin qenë persona zyrtar kur kanë bërë ndryshimin e statusit të parcelës duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimore.

Në bazë të aktakuzës Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMW X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.

Tutje në pikën e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMË X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore.

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-denim-me-burg-per-kryetarin-e-federates-se-futbollit-agim-ademin/