VIDEO: Momenti i përleshjes së deputetit në Prishtinë

Në videon e siguruar nga KALLXO.com shihet momenti i përleshjes në mes deputetit Slobodan Petroviq dhe dy personave të tjerë.

Sot, Deputeti i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq fajësoi këshilltarin e ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo për sulm ndaj tij.

Ai në një konferencë për media tha se është sulmuar afër ndërtesës së Kuvendit.

 

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka mohuar akuzat e kryetarit të partisë, SLS, Slobodan Petroviq se njerëzit e Listës Serbe e kanë sulmuar atë.

Simiq tha për KALLXO.com se ato janë gënjeshtra.

“Deklarata e Slobodan Petroviq është një gënjeshtër, si çdo gjë tjetër që ai tha në konferencë. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje zyrtarëve të Kosovës që të mos presupozojnë me deklaratat e tij dhe policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit”, tha Simiq.

 

 

https://kallxo.com/petroviq-sqaron-si-ndodhi-sulmi-ndaj-tij/

.