VIDEO: Ministria e Pal Lekajt trashë monopolin në homologim

Drejtësia në Kosovë” sonte sjell hulumtimin i cili tregon për trashjen e monopolit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në homologimin e veturave.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregon se si Ministria e Infrastrukturës duke u thirrur në një udhëzim administrativ i cili në disa nene të saj bie ndesh me ligjin për konkurrencën ia trash monopolin EuroLab-it në homologimin e veturave.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i kishte rekomanduar ministrisë së Pal Lekajt që të bënte ndryshimet në këtë udhëzim administrativ, mirëpo rekomandimet e autoritetit janë injoruar.

Përmes këtij udhëzimi administrativ të kundërligjshëm, Ministria e Infrastrukturës i’a kalon EuroLab-it të drejtën e kryerjes së a-testimeve, punë të cilin e kishte kryer që nga viti 1985, me disa pauza Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.

Në fund të emisionit jepet rubrika e rregullt “Policia” me pamje ekskluzive nga aksione të Policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në ora 22:20 në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF