VIDEO - Ministri Valdrin Lluka flet për nepotizmin në Telekom

Një nga temat kryesore të bisedimit ishte edhe ndërmarrja e Telekomit, për të cilën pati shumë kritika kohëve të fundit, sidomos për punësimin e tepërt në këtë ndërmarrje.

Ministri Lluka përmendi edhe rastin e anëtarit të bordit të PTK-së që kishte punësuar 5 familjarë të tij në këtë kompani, shkruan rtv21.tv.

Sipas Llukës, ky është një rast i nepotizmit klasik, edhe pse në sqarimin e Telekomit thuhet se në aplikacionet e kandidatëve nuk kërkohet emri i prindit, ky është një rast i ndikimit të pozitës përgjegjëse.

Lluka bëri të ditur se menjëherë kanë filluar masat për shkarkim, megjithatë personi në fjalë kishte dhënë dorëheqje një ditë para se të procedohet lënda.