VIDEO: Me veturë zyrtare shëtitet në qendër tregtare

Veturat e institucioneve të Kosovës vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja personale nga zyrtarët shtetërorë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të një veture zyrtare, e cila është shfrytëzuar nga zyrtari për nevoja personale e familjare.

Sipas qytetarit, pamjet janë marrë sot në bodrumin e një qendre tregtare.

Në pamje shihet se në veturë ka edhe familjarë, përfshirë një grua dhe një fëmijë.

Sot është e diel dhe vetura zyrtare normalisht nuk do të duhej të ishte në qarkullim.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët e shtetit i shfrytëzojnë veturat e institucioneve për shëtitje në vendet fqinje.

Një e tillë është parë ditë më parë duke hyrë në ditë vikendi nga Shqipëria në Kosovë.

https://kallxo.com/foto-me-veture-zyrtare-ne-shqiperi/

Pak ditë më herët, një veturë zyrtare ishte parë buzë detit.

https://kallxo.com/foto-vetura-zyrtare-ne-deti/

Pas raportimit të KALLXO.com për një veturë zyrtare buzë detit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ua ndalon zyrtarëve shfrytëzimin e veturave zyrtare jashtë shtetit.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë do të kërkojë nga Policia e Kosovës t`ua kërkojë autorizimin zyrtar nëse e kanë të aprovuar të kalojnë kufijtë me vetura zyrtare.

https://kallxo.com/qeveria-nxjerr-vendim-per-tua-ndaluar-ekskurzionet-zyrtareve-shteteror-me-vetura-zyrtare/

Muaj më parë, një tjetër veturë ishte parë në Sarandë.

https://kallxo.com/video-me-veture-zyrtare-ne-sarande/

www.kallxo.com