VIDEO – Mbetjet nga kafshët e therura, në gropë të hapur

Në mesin e qindrave mesazheve që arrijnë në redaksinë e rtv21.tv, ishte edhe ky i një lexuesi nga Gjilani i cili shprehte shqetësimin e tij dhe rrethit ku jeton.

Ai ka kërkuar të raportohet për një deponi në lagjen “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku një thertore që gjendet afër i hedh mbetjet e kafshëve vend e pa vend.

Tani që temperaturat janë ngritur, qytetarët kanë frikë se mund të sëmuren nga era që kundërmojnë këto mbetje, shkruan rtv21.tv.

“Deshta mu drejtu tek ju se kemi një hall në lagjen Mulla Idrizi në Gjilan, kemi një thertore këtu afër ku mbetjet i hedh vend e pa vend kundërmon nga era kemi frik se edhe sëmundje kemi me marr këtu. A mundeni me na ndihmu ju se në Komunë të Gjilanit nuk ka vend që s’jemi ankuar mirëpo s’kemi pas sukses vetëm vijnë inspekcionet marrin mish dhe kthehen mbrapsht”, ka shkruar qytetari.