VIDEO: Lojtarët e Kombëtares së Kosovës presin fitore ndaj Maltës

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës sot kanë kryer stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e së enjtes që do ta luajnë kundër Maltës me fillim nga ora 20:45.

Pas mbarimit të stërvitjeve kanë folur lojtarët Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Valon Berisha.

Herolind Shala ka thënë se ndjehet mirë që mund të kontribuojë me lojë të mirë për Kombëtaren e Kosovës.

Ai më tutje ka thënë se duhet patjetër që të fitojnë dhe të shënojnë gola pasi i duhen tri pikë.

Ndërsa mesfushori Hekuran Kryeziu thotë që janë favorit, por lojën duhet ta marrin me seriozitetin më të madh, pasi favorit kanë qenë edhe kundër Azerbajxhanit por nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim.

Sipas tij është me rëndësi që nesër Kosova vetëm të fitojë.

Ndërsa lojtari i Lazios, Valon Berisha, thotë se po e ndjejnë përkrahjen e tifozëve “dardanë”, ku sipas tij më mirë kishte me qenë që stadiumi të kishte kapacitet më shumë për tifozë.