Video - Kujdes gjatë vozitjes, stuhi breshëri në Duhël

Mot i vështirë është duke mbretëuar këtë mbrëmje në disa pjesë të Kosovës.

Me shi e breshër është aktualisht gjendja në Duhël të Suharekës, përkatësisht në Autostradën ‘Ibrahim Rugova”, drejtimi për Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com, një video ku shihet shiu i rrëmbyeshëm në lokacionin në fjalë.