Protesta e Zjarrfikesve

Video: Kryeministri takon zjarrfikësit

Pas më shumë se 3 orëve pritje për të takuar kryeministrin, ky i fundit doli nga Qeveria e Kosovës dhe kërkoi nga zjarrfikësit që të tregojnë hallet e tyre.

KALLXO.com përmes disa videove, do ju përcjell një pjesë të takimit mes zjarrfikësve dhe kryeministrit.

“A po merrni vesh çka po flas, kush do prej juve kallxoni çka është puna. Pas 20 vjete a sa u bo masi ju kanë enë poshtë e nalt, një koncept dokument është bërë për zjarrfikësit. 20 vetë nga ju ju pres në takim nëse doni hajdeni krejt po nuk kom ku me ju shti”, dëgjohet duke u thënë kryeministri zjarrfikësve.

Gjatë ditës së sotme, zjarrfikësit kanë protestuar para qeverisë në lidhje me kërkesat e tyre të cilat ishin: të rregullohet statusi i tyre, të kenë kompensim në orët jashtë orarit, gjatë festave, vikendeve dhe të ketë nivelizim të pagave, të kenë pajisje më të sigurta për punë.