Video: Komandanti i zjarrfikësve flet për zjarrin në Prishtinë

Dy banesa në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Nga vendi i ngjarjes, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka ka thënë se për fat të mirë, nga zjarri asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një zjarr në një banesë. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, vetëm një person është tymosur”, ka thënë Zeka.

Ai ka treguar edhe për shkaqet që dyshohet se ka ardhur deri tek shkaktimi i zjarrit.

“Orët e rrymës kanë qenë në pyetje, prej aty ka ardh zjarri, por është nën kontroll të zjarrfikësve”.

Zeka ka shtuar se nga ky rast një person e ka pranuar ndihmën e parë por persona të lënduar nuk ka.

KALLXO.com raportoj më herët për detajet nga ana e policisë në lidhje me këtë rast.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku ka dalur tym nga dy objekte.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore. Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, në bazë të rezultateve të para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë.

“Policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar. Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme material”, ka përfunduar Ahmeti.

KALLXO.com raportoi më herët për zjarrin në Prishtinë.