Ilustrim: Kolonat në Merdarë

VIDEO: Kolonë shumë e gjatë e veturave të mërgimtarëve

Mërgimtarët tanë, të cilët për të kaluar pushimet ia kanë mësyrë Kosovës, po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com një video-incizim, në të cilin shihet një kolonë pafund e gjatë veturash të mërgimtarëve, duke pritur të hyjnë në territorin e Kosovës nga Serbia.

Sipas qytetarit, videoja është realizuar gjatë ditës së djeshme.

Në video shihet kolona disa kilometra e gjatë.

Qytetari thotë se mërgimtarët kanë pritur deri në 8 orë për të hyrë në territorin e Kosovës nga pika në Merdarë.

Qytetari ka paguar një taksi për të marrë këto pamje nga kolona e veturave të mërgimtarëve tanë brenda territorit serb.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.