(VIDEO) Kërkimet pas shembjes së një pjesë të hotelit ‘Adriatiku'

Sot rreth orës 17 ka pasur shembje të një pjese të hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Brenda kanë qenë duke punuar disa punëtorë.

Prej tyre katër punëtoreve tre kanë arritur të dalin nga objeki ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka mbetur brenda.

Këtë e ka konfirmuar edhe zedhenësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Tash e disa orë ende po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personit të mbetur nën gërmadha.

Ndërsa tani për ndihme kanë ardhur edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar video nga vendi i ngjarjes