VIDEO: Inspektori i Malishevës mbulohet me para, thotë se janë letër

Një zyrtar i Komunës së Malishevës është parë duke festuar me një grumbull parash afër vetes.

Në një video të shpërndarë në Facebook, zyrtari shihet duke shpërndarë dhe pranuar ato që duken si monedha 500 euroshe dhe 100 euroshe.

KALLXO.com ka kontaktuar Driton Krasniqin, i cili është inspektor i ndërtimeve në këtë Komunë.

Ai tha se paratë që shihen në video janë letër me fotografinë e monedhave.

“Kemi festuar në një restorant në Malishevë. Ishte veç për qejf një darkë dhe paratë që po shihen në video janë letër”, tha Krasniqi.

Ai ka dërguar në adresë të KALLXO.com disa prej atyre letrave që në njërën anë duken si monedha dhe në njërën anë janë të bardha.