Ilustrim

VIDEO - Inspektorati i Prizrenit në aksion, rrënon mbindërtimin në Shatërvan

Inspektorët e Prizrenit sot kanë dalë në teren për të bërë rrënimin e objekteve me mbindërtim, për të cilat nuk posedojnë leje ndërtimi.

Rrënimi po bëhet brenda sheshit “Shatërvan”, në rrugën “Rexhai Surroi”, në vendin e njohur si “Porta”.

Jetmira Vrenezi, koordinatore e sektorit të ndërtimtarisë, njëherit edhe udhëheqëse e këtij aksioni, në një prononcim për KALLXO.com tha se “obejkti në fjale ka leje për etazhitet B – P + dhe kati i 1-rë”.

Vrenezi tha se investitori edhe pse nuk ka poseduar leje për ndërtim të mëtutjeshëm, ka filluar ndërtimin edhe të katit të 2-të me çka e ka tejkaluar lejen.

“Për këtë arsye i kemi ndërmarrë masat për me ndalu punën”, shtoi Jetmira Venezi.

Ajo sqaroi se Komuna dhe Drejtoria e Inspektorateve në 3 raste i ka dhënë mundësi investitorit për rrënim vullnetar por, sipas saj, të njëjtit nuk e kanë respektuar këtë paralajmërim të komunës. Andaj Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarrë masa për rrënimin për pjesën që është tejkaluar leja e ndërtimit”, tha Jetmira Vrenezi e cila po udhëhiqte me aksionin e Inspektoratit.

Rrënimi i mbindërtimit në Prizren. Foto: Kallxo.com

KALLXO.com ka përcjellë dhe ka raportuar edhe për rrënimet që janë zhvilluar muaj më parë në Prizren, në Zonën Historike të qytetit.

Terasa e lokalit të Bujar Hasanit, ish-drejtor i Inspektoratit në Prizren, ishe pikënisja e rrënimeve nga ana e Drejtorisë së Inspektorateve në janar të këtij viti

https://kallxo.com/komuna-e-prizrenit-ia-rrenon-terrasen-lokalit-te-familjes-se-ish-drejtorit-te-inspektoratit-bujar-hasani-foto/

Largimi i objekteve pa leje kishte vazhduar për disa ditë nëpër të gjitha lokalet e sheshit Shatërvan.

https://kallxo.com/prizren-vazhdon-largimi-i-objekteve-pa-leje-ne-qendren-historike/

Rrënimi i mbindërtimit në Prizren. Foto: Kallxo.com

 

Prizren, Rrënimet, Inspektorati, Drejtoria, Mytaher Haskuka