VIDEO – Hajnat duke vjedhur në një zyrë

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga momenti i vjedhjes nga disa hajna në një zyrë.

Qytetari pretendon se bëhet fjalë për të dyshuarit që Policia e Kosovës njoftoi se i ka arrestuar sot në mëngjes.

Në pamjet e kapura nga kamerat, shihen dy persona duke hyrë nga dritaret dhe duke vjedhur kompjuterët e zyrës.

Sipas qytetarit, vjedhja në zyrën e tij ka ndodhur para rreth tre javësh.

Ai pretendon se të gjësendet e gjetura nga Policia te të arrestuarit, dorezat, kapelat,  mbathjet, etj. janë të njëjta me ato të personave që kanë kryer grabitjen në zyrën e tij.

Në një konferencë për media, Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e dy të dyshuarve për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh.

Operacioni i arrestimit është kryer sot në mëngjes në fshatin Sankoc të Drenasit.

Policia prezanton provat e sekuestruara gjatë bastisjeve të sotme për fajde dhe disa raste të grabitjeve

Ata janë arrestuar nga njësitë e Policisë në Drenas.

ETIKETA

20 Dhjetor 2018 - 20:13

Naser Sertolli 20/12/2018 - 20:13
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend