Operacioni për shpëtimin e personit që ka shkelur në minë, Foto: Kallxo.com

VIDEO - FSK shpëton qytetarin që ka shkelur në minë (Simulim)

Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të 11 qytetarëve të zhdukur, ndër ta edhe dy fëmijë, FSK merr një informacion që një qytetar ka shkelur në një minë.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”, i cili ka nisur më 3 maj 2018 dhe ka zgjatur 6 ditë.

Qytetari i lënduar kërkon ndihmë përderisa pjesëtarët FSK-së afrohen me kujdes për ta ndihmuar atë. Ekipi mjekësor vlerëson se i lënduari është në gjendje kritike dhe fton ekipin ajror për evakuim.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, simulohet një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme rritet niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lumë.

Ky është episodi i dytë i serisë së emisioneve speciale për FSK-në, të realizuara nga KALLXO.com.

Më poshtë mund të gjeni xhirime ekskluzive të realizuara nga KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në kuadër të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’.