VIDEO/FOTO nga protesta e radikalëve kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Beograd

Dhjetëra persona kanë protestuar kundër pjesëmarrjes së artistëve nga Kosova në festivalin “Mirëdita, dobard dan”, në Beograd.

Protestuesit ishin përkrahës të Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Protesta ka nisur në qendër të kryeqytetit serb dhe ka vazhduar drejt vendit ku po mbahet festivali.

Protestuesit thanë se kundërshtojnë këtë festival sepse sipas tyre, Kosova po trajtohet si shtet I pavarur.

Sipas fotografive të Balkan Insight, te vendi ku po mbahet festivali janë parë forca të shtuara të Policisë.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është bërë tradicional dhe mbahet për çdo vit që nga viti 2014.

Festivali ka nisur sonte dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.

KALLXO.com raportoi sot për pengesat që i bëri Policia serbe artistes Eliza Hoxha gjatë rrugës së saj drejt Beogradit.

http://kallxo.com/fotografive-te-eliza-hoxhes-u-ndalohet-hyrja-ne-serbi/

Policia serbe nuk ka lejuar të kalojnë kufirin një numër fotografish dhe një katalog ekspozite që përmbajnë flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato do të shfaqeshin në një ekspozitë.

Kjo ndalesë nga autoritetet serbe është kritikuar ashpër nga institucionet e Kosovës.

http://kallxo.com/thaci-reagon-per-ndalesen-e-artisteve-kosovare-ne-serbi/

Këto janë fotot nga hapja e festivalit dhe protestës së sotme e përkrahësve të Partisë Radikale në Beograd.