VIDEO – Era shkakton dëme në ‘Ulpianë’

Era e fortë që po fryn në këtë pasdite në Prishtinë ka shkaktuar dëme të mëdha në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Te njëra nga ndërtesat në vendin e quajtur ‘Soliterët’, era ka dëmtuar një pjesë të ballkonit të një banese.

Ekipet zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë për ta adresuar problemin.