Video Ekskluzive: Lufta ndaj vjedhjes tatimore jug- veri

Sonte nga ora 22:20, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin nga aksioni i Prokurorisë së Ferizajt në hetimin e një skeme të organizuar të vjedhjes së tatimeve të shtetit.

Reportazhi sjell detaje nga hetimi i prokurorisë i nisur në prill të këtij viti e që për cak ka zbulimin e transaksioneve mes bizneseve nga Ferizaj dhe atyre në Mitrovicën e Veriut me të cilat dyshohet se janë prodhuar fatura fiktive.

Reportazhi zbardh një skemë e cila u ka mundësuar bizneseve nga Ferizaj të fitojnë miliona euro rimbursim në tatime duke përdorur fatura të lëshuara nga bizneset e drejtuara nga qytetarë serbë të Kamenicës dhe veriut të Kosovës.

Aksioni i zhvilluar në muajin maj është filmuar në tërësinë e tij nga ekipi i “Drejtësia në Kosovë” përfshirë bastisjet e ATK-së dhe Policisë në bizneset e dyshuara.

Emisioni transmetohet të premten nga ora 22:20 në RTK dhe Live në KALLXO.com.