Video Ekskluzive: Arrestimi i Qadir Ali Kan nga Policia e Kosovës

Një urdhër arrest ndërkombëtar është pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në të cilin thuhej se një person shtetas i Gjermanisë i cili po kërkohej nga INTERPOL dyshohej se po qëndronte në Kosovë.

Pamjet ekskluzive tregojnë se policia me të marrë informacionin për vendndodhjen e të dyshuarit, përgatiten për aksion.

“Ne si Polici e Kosovës kemi bërë të gjitha palnifikimet e nevojshme  policore të cilat janë në terren për të realizuar këtë urdhër arrest ndërkombëtar”, tha Majori Baki Kelani.

Pamjet e shfaqura ekskluzivisht në askionin “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë se si njësia FAST e cila merret ekskluzivisht me rastet të ngjashme dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin e INTERPOL-it.

I gjithë aksioni u zhvillua në lagjen “Ilaz Kodra”

Njësia FAST operon në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Vendor dhe Ndërkombëtar.

Kjo njësi zakonsiht trajton rastet që kanë të bëjnë me arratisjen e personave dhe kërkimin e tyre nga në mënyrë ndërkombëtare.