(VIDEO) Edhe Vetëvendosje feston në Veri

Një numër jo shumë i madh i qytetarëve serb ishin mbledhur para sheshit ‘Car Llazar’ në Mitrovicë të Veriut.

Katër kryetarët e komunave serbe të bashkuar për duarsh pas një bisede telefonike me presidentin serb Aleksander Vuçiq kanë shpallur fitoren në katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë disa kilometra më larg zyrës së Listës Serbe, Lëvizja Vetëvendosje edhe pse pa shumë vota po ashtu gëzuan.

Ata u panë tek thërrisnin ‘Vetëvendosje’ duke mbajtur edhe flamurin kombëtar shqiptar.