Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Foto: REL/Reuters

VIDEO: Dridhje e çuditshme e kancelares Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dridhur në mënyrë të çuditshme gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.

Siç tregojnë pamjet e publikuara nga Associated Press, kancelarja përpiqet të frenojë këto dridhje, por nuk arrin.

Agjencia AFP raporton se më vonë, kancelarja Merkel ka siguruar se gjithçka është në rregull. “Kam pirë së paku tri gota ujë, kjo është ajo që duket më ka munguar dhe tani po ndihem shumë mirë”, citohet të ketë thënë kancelarja.

Kancelarja, e cila në korrik mbush 65 vjet, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të dytë, më së largu më 2021.

Ajo  është zgjedhur shefe e Qeverisë gjermane më 2005.