(VIDEO) Digjet vetura në Fushë Kosovë

Një veturë ka marrë flakë perderisa ka qenë në levizje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Sipas dëshmitarëve kalimtarë përderisa vetura ka qenë në levizje papritur ka marrë flakë.

Vozitësi është detyruar të dalë menjëherë nga vetura dhe sipas dëshmitarëve ka shpëtuar pa ndonjë plagë.

KALLXO.com ka siguruar video të zjarrit dhe foto pasi vetura është fikur, ndërkaq në vend të ngjarjes është edhe policia.

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, mirëpo nuk kanë treguar arsyet e zjarit

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë- Kosovë është duke u djegur një veturë. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrëfikësit të cilët kane lokalizuar zjarrin. Asnjë person nuk ka pësuar lendime. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, tha Flora Ahmeti.