Fehmi Musa

VIDEO - Dënohet sërish i akuzuari në rastin ‘Badovci’

Fehmi Musa, i akuzuar në rastin e njohur si “Badovci”, është shpallur përsëri fajtor nga Gjykata e Prishtinës.

Atij i është shqiptuar dënimi me burg prej tri vitesh.

Musa akuzohet për dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave terroriste.

Gjithashtu Musa është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 eurove.

Në fjalën përfundimtare, mbrojtësi I të akuzuarit Fehmi Musa, avokati Blerim Qela, kishte kërkuar nga Gjykata aktgjykim lirues për të mbrojturin e tij.

Avokati Qela lidhur me veprën penale që i vihet në barrë klientit të tij kishte thënë se në natën kritike Musa nuk kishte kryer asnjë vepër për çka edhe po akuzohet.

Ndërsa prokurorja Drita Hajdari kishte këkruar që Fehmi Musa të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja Drita Hajdari bëri rikualifikimin e veprës penale, nga shtytja në terrorizëm në veprën penale ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës terroriste.

https://kallxo.com/fehmi-musa-njeriu-qe-me-ka-ndalur-te-shkoja-ne-siri-eshte-shefqet-krasniqi/

Gjykata Supreme për herë të dytë e kishte kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Badovci”, por për dallim prej herës së parë, këtë herë Supremja kishte vendosur vetëm për njërin nga të akuzuarit.

Fehmi Musa ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore dhe më pas i ishte vërtetuar ky dënim nga Gjykata e Apelit, mirëpo Supremja e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Musa ishte dënuar për veprën penale të ndihmës në shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Tre të akuzuarit tjerë Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti dhe Enis Latifi në korrik të vitit të kaluar u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg, ndërsa Besnik Latifi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg.