VIDEO – Bujku që mori subvencione për qumësht pa pasur fermë e lopë

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq hulumtimi ekskluziv rreth skandalit të Ministrisë së Bujqësisë në ndarjen e subvencioneve për cilësi të qumështit.

Hulumtimi tregoi se si një bujk arriti të përfitojë subvencione për cilësinë e qumështit pas pasur lopë e fermë.

Vetë përfituesi i subvencioneve, Ilir Limaj e pranon se nuk ka fermë e lopë duke shtuar se ai nuk ka aplikuar asnjëherë për cilësi të qumështit por për të mbjella gruri.

“Problemi është kështu se subvencioni i grunit, vjet që ka qenë paret i kanë qit vec në shumë të vogël dhe për momentin kur e kemi hetuar në letër e kemi pas që Ministria e ka bërë gabim, në vend të pareve të grurit i ka qit 2 mijë e diqka euro po nuk e di cka ka bërë ministria”, thotë Limaj duke mos pranuar që të flasë para kamerës për rastin e tij, tha ai.

Ai shton se ky gabim është bërë nga Ministria e Bujqësisë.

“Këtë e ka bërë dikush ku me ditë kush, por me dijeni tonën nuk është bërë kjo”, tha ai më tutje.

KALLXO.com ditë më parë kishte pranuar një informacion se një bashkëfshatar i Zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj nga Banja e Malishevës, kishte përfituar subvencione për cilësinë e qumështit.

Kjo kishte bërë që fermerët e Banjës së Malishevës të ngrisnin shqetësimet se pse Ilir Limaj të marrë subvencione për qumësht pasi që i njëjti nuk kishte as fermë as lopë.

Vetë Ilir Limaj i cili nuk pranoi të fliste para kamerës së ekipit tonë, tregoi se asnjëherë nuk kishte aplikuar për cilësi të qumështit por për të mbjella gruri.

19 Prill 2019 - 21:43

Adelina Ahmeti 19/04/2019 - 21:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend