(VIDEO) Avokatja e të kthyerës nga Siria: Ajo është mashtruar nga burri

Kimete Krasniqi, avokate e njërës prej grave që u kthyen të premten nga Siria ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë për klienten e saj.

Sipas avokates, klientja e saj dyshohet se ka marrë pjesë në sulme terroriste jashtë vendit.

Megjithatë sipas Krasniqit, klientja e saj është mashtruar nga tanimë burri i saj i ndjerë.

“E mbrojtura ime ka qenë e mashtruar nga burri i saj i cili është vrarë pas tre muaj qëndrimi atje dhe ka kryer roje sipas të mbrojturës time”, tha ajo.

Avokatja ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak të propozuar nga prokuroria.

“E kundërshtova masën e caktimit të arrestit shtëpiak pasi është nënë e një djali tre vjeçar dhe është e ve nuk ka kush të kujdeset për të”, tha ajo.