VIDEO- Ankesa e Adem Mikullovcit për shpejtësinë e Kadri Veselit

Deputeti më i moshuar në Kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, solli të qeshura në seancën plenare duke imituar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin që sipas tij po flet shpejt.

Në kohën kur Veseli po i përmendte pikat e rendit të ditës, Mikullovci mori fjalën për tu ankuar se nuk po arrin ta kuptojë atë.

Ai duke shtrembëruar gjuhën tha se po e imiton Veselin që po flet shpejt.

Kësaj ankese, Veseli i’u përgjigj duke thënë se ndihet i gëzuar që po ia tërheq vërejtjen sepse fillimisht tha se kishte menduar që Mikullovci nuk po ndihej mirë (me shëndet).

Ai po ashtu kërkoi falje duke thënë se do të vazhdojë t’i lexojë pikat e rendit të ditës më ngadalë në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë.