VIDEO - Aksioni i ATK-së për kompanitë e ndërtimit

Në pjesën e dytë të emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i Aksioni i Administratës Tatimore të Kosovës në luftimin e evazionit fiskal te ndërtuesit dhe kompanive të mëdha të ndërtimit.

Një plan kontrolli ishte nisur nga ATK në disa biznese të kryqytetit.

Jeton Mushkolaj drejtor në Administratës Tatimore në Kosovës në Prishtinë, tregoi se si kishte nisur i gjithë plani.

“Në bazë të planit të punës që e kemi si ATK, ne sot do të realizojmë një vizitë përmbushëse te një tatim pagues i cili është përzgjedhur nga ekipa dhe i cili e ka poërgaditur planin e punës. Vizita është në kuadër të vizitave përmbushëse”, tregon Mushkolaj.

Drejtori Mushkolaj, tregon edhe procedurat të cilat do të ndjekin.

“Objektivi i vizitës, do të jetë identifikimi i lejës që ka nga komuna, më pas kontraktorët e investitorëve, do të bëhet verifikimi I punëtorëve dhe sigurisht këtë do ta isnpektojmë së bashku me shefin e ekipës, më pas, pas përfundimit do të konstatojmë të dhënat që i kemi në sistem”, tregon tutje Mushkolaj.

Ai thotë se qëllimi i ATK-së është që tatimpaguesit të deklarojmë ato çka duhet të deklaruar.