Inspektorët e ATK-së - Foto: KALLXO.com

VIDEO - Aksioni i ATK-së ndaj kompanive të ndërtimit

Pjesa e dytë e emisonit të “Drejtësia në Kosovë” ka shfaqur pamjet e aksionit të Agjencisë Tatimore të Kosovës ndaj kompanive të ndërtimit.

Inspektorëve të ATK-së u ishin ndarë detyrat dhe të njëjtit kishin marrë rrugë për të vizituar bizniset në Prishtinë të cilët ishin duke kryer ndërtime.

Sipas Ligjit çdo punonjës duhet të ketë kontratë, ndërsa punëdhësi duhet të paguajë punëtorët për kontributin e tyre.

Pamjet e shfaqura në “Drejtësia në Kosovë” tregojnë se si inspektorët verifikonin të gjitha dokumentacionet e bizneseve të cilat po kryenin ndërtime në kryeqytet.

Ngjitës, material suvatimi, stiropor dhe fasadë ishin malli të cilin po përdornin punëtorët të cilët po kryenin ndërtime në Prishtinë.

“Jemi dukë bërë verifikimin e punëtorëve që kërkohet nga ligji, këta janë punëtorët e njërit nga subjektet tona, jemi duke bërë verifikimin e punëtorëve”, tregon njëri nga inspektorët të cilët kishte dalë në terren.