VIDEO: Aksion në Veri, konfiskohen armë e thasë me drogë

Në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” të premten u publikuan pamje ekskluzive nga aksioni i Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Policia ka marrë informacion se një grup kriminal do të sjellë një sasi të substancave narkotike nga Prizreni me destinacion Mitrovicën.

Për aksionin janë njoftuar gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i rastit.

Gjatë operacionit, Policia kap veturën me të cilën dyshohet se u soll droga nga Shqipëria në Kosovë.

Policia ka konfiskuar dy vetura dhe janë ndaluar 4 persona.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve Policia gjen edhe armë.

Shikojeni operacionin e plotë të Policisë:

www.kallxo.com