VIDEO: Aksident në Podujevë

Një veturë ka dalë nga rruga si pasojë e një aksidenti në Podujevë.

Më saktësisht, aksidenti ka ndodhur në rrugën  Podujevë-Shajkovc ku të përfshira duken dy vetura.

Një lexues i KALLXO.com kanë dërguar një video ku shihet se një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në skaj ndërsa një tjetër është në mesin e rrugës.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.