104 vjeëi Nazim Neziri | Foto: RTV 21

Video: 104 Vjeçi Tregon Arsyet e Jetëgjatësisë

Nazim Neziri, 104 vjeçi nga Remniku i Vitisë i lindur në vitin 1914, tregoi për rtv21.tv se çka e mbajti të fortë gjatë gjithë kësaj kohe.

Ai tregoi se ka pirë shumë qumësht e kos, ndërsa edhe ka hëngër bukë misri, pasi mungonte buka e grurit.

I moshuari që ka ende kujtesë të shkëlqyeshme tregoi për vështirësitë dhe luftërat nëpër të cilat kaloi,

E përmendi kaçakun e fundit të Kosovës Hasan Remnikun me të cilin tha se kishte një dallim në moshë më së shumti 4 vjet.

Neziri jetëgjatësinë mund ta ketë të trashëguar në gjene, pasi rrëfeu se babai i tij jetoi plot 117 vjet,

Të moshuarit Nazim Neziri koha e tashme i duket më e mirë se e kaluara dhe thotë se po i mbetett merak që në këtë kohë nuk është më i ri.

Ai dha edhe mesazhin e tij politik. Tha se “politikanët duhet të përqafen”.

“Allahu e Amerika na kurtalisi”, konstatoi ai teksa foli për rtv21.tv.