BE prezanton raportin preliminar të vëzhgimit të zgjedhjeve. Foto: Kallxo.com

Vëzhguesit e BE-së të Shqetësuar me OJQ-në e Vëzhguesve të PDK-së dhe AAK-së

Këto komente, Peterle i bëri në një konferencë për shtyp ku prezantoi raportin preliminar me të gjeturat e misionit gjatë procesit zgjedhor që përfshin fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

Në ditën e zgjedhjeve, më 11 qershor, KALLXO.com ka raportuar se një organizatë joaktive e quajtur “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike” kishte mbledhur rreth 4 mijë vëzhgues për ditën e zgjedhjeve. KALLXO.com ka gjetur se disa nga vëzhguesit e akredituar janë zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së nëpër komuna të ndryshme.

Peterle sot shprehu dyshime rreth mënyrës së akreditimit dhe funksionimit të kësaj organizate.

“Ajo OJQ është regjistruar në orën e fundit para zgjedhjeve dhe nuk kemi pasur kurrfarë komunikimi me të dhe as që ka shprehur far interesimi të komunikojë me ne”, tha Peterle kur u pyet nga KALLXo.com.

“Kjo është një prej pikave që do të qartësohet”, shtoi ai

Peterle tha se është i vetëdijshëm rreth shqetësimeve të ngritura prandaj kërkoi që gjërat të qartësohen.

“Jemi të vetëdijshëm rreth shqetësimeve. Procesi nuk ka marrë fund ende dhe do të donim sikur ky element të qartësohet me KQZ. Nuk e di nëse ka pasur ankesa që janë parashtruar edhe me institucionet tjera gjithashtu”, tha ai.