Veturat e aksidentuara në Podujevë po bënin gara mes vete

Për dy veturat të cilat u aksidentuan sot në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim, KALLXO.com merr vesh se ishin duke bërë gara mes vete.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person rreth moshësh 73 vjeçare, i cili ishte këmbësor, humbi jetën, ndërsa dy ngasësit e automjeteve mbetën të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orë 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjkësisë Familjare në Podujevë.

Ajo ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për tetman mjekësor.