Foto Ilustrim: KALLXO.com

Vetura zyrtare përfshihet në aksident (VIDEO)

Një veturë zyrtarë është përfshirë në një aksident me dy vetura tjera në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Siç shihet në një filmim të dërguar nga një lexues i KALLXO.com, në aksident janë përfshirë tri vetura, një zyrtare, një veturë e KDS-it dhe një civile.

Lajmi për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia e trafikut rrugor janë dike u marr me aksidentin, mirëpo ende nuk di nëse po cilësohet aksident me dëme apo me lëndime”, ka thënë shkurt zëdhënësi Zahiti.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë një golf 4, një veturë e KEDS dhe një veturë zyrtare me targa 3Z.