Komuna e Shtimes

Vetura godet një këmbësore në Shtime

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Davidovc të Shtimes, me që rast një grua është lënduar.

Sipas policisë, raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet një këmbësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.