Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Vetura Godet Këmbësorin Në Pejë

Një  këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “UÇK” në Pejë  dje rreth orës 10.

Policia ka njoftuar se i dyshuari derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin , të cili i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.