Vetura Godet Kalimtarët, 18 të Plagosur

18 persona u plagosën, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë pasi një makinë doli nga rruga në Shangai dhe goditi kalimtarët që ecnin në trotuar.

Autoritetet kineze thanë se tre persona janë në gjendej të rëndë dhe se incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist. Sipas mediave, bëhet fjalë për një drejt mjeti të papërgjegjshëm që humbi kontrollin e makinës ndërsa tymoste brenda saj.

Veç pasagjerëve në bordin e makinës kishte edhe bombola gazi, diçka tejet e rrezikshme, sidomos pasi mjeti mori flakë. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë dhe zjarrfikëseve eliminoi mundësi e një shpërthimi të bombolave.

Autoritetet bënë me dije se kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 40 vjeçar i identifikuar me emirin Chen është vënë në pranga.

Raporte të pakonfirmuara thonë se makina kishte marrë flakë që para se të përplasjes dhe pikërisht zjarri ishte arsyeja e aksidentit, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje në këtë kuadër, duke u mjaftuar me komentet se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.