Foto-ilustrim

Vetura godet 9-vjeçarin që po kalonte rrugën në Tiranë

Sonte rreth orës 17:00 në zonën e Shkozës, në Tiranë, është aksidentuar një fëmijë i moshë 9 vjeç.

Mësohet se G.H. në drejtimin e mjetit AA 644 SL ka aksidentuar një fëmijë që po kalonte rrugën.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit G. H. është shoqëruar në polici ku po kryhen edhe veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, raportojnë mediat shqiptare./RTK