Policia në trotuar | Foto e ardhur në KALLXO.com

Vetura e Policisë tejkalon në vijë të plotë (VIDEO)

Një video e dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, tregon se si një veturë e Policisë së Kosovës shkakton kundërvajtje në trafik.

Siç shihet në video, vetura hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalon së paku tri automjete në lëvizje.

Vetura e Policisë derisa shkel rregullat e trafikut nuk e ka të ndezur dritën rrotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë.

Tejkalimi në vijë të plotë që paraqet shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, siç shihet nga videoja ka ndodhur në aksin rrugorë Pejë-Prishtinë, saktësisht në afërsi të fshatit Gllarevë.

Për raste si kjo e shkeljes së rregullave të trafikut, KALLXO.com ka raportuar edhe në të kaluarën.

https://kallxo.com/vozitja-ekstreme-me-veture-te-qeverise-video/

https://kallxo.com/video-aksident-ne-autostrade-e-perfshire-edhe-vetura-zyrtare/

https://kallxo.com/vetura-zyrtare-e-parkuar-mbi-konin-e-trafikut/

https://kallxo.com/konfiskohet-vetura-zyrtare-e-parkuar-keq/

https://kallxo.com/vetura-zyrtare-parkohet-ne-hapesiren-e-gjelbruar/

https://kallxo.com/vetura-zyrtare-uzurpon-trotuarin-ne-lipjan/

https://kallxo.com/vetura-zyrtare-e-mbingarkuar-pasagjere/