Vetura e gjykatës së Mitrovicës vidhet në Vushtrri

Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e vjedhjes së një veture të Gjykatës së Mitrovicës. Kallxo.com merr vesh se vetura zyrtare ishte vjedhur gjatë natës në oborrin e shtëpisë së  njërit nga shoferëve të gjykatës.

Rastin për vjedhjen e veturës e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Vjedhja e veturës së Gjykatës fillimisht është raportuar në stacionin policor në Vushtrri  dhe me pas me rastin janë duke u marr njësiti i auto krimeve”, ka thënë Zahiti.

KALLXO.com merr vesh se kjo veturë pra se te vidhej ishte ne shfrytëzim nga administratorja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe është vjedhur në oborrin e njërit nga shoferët e gjykatës.

Administratorja e gjykatës themelore të Mitrovicës Lumnije Surdulli  e kontaktuar nga KALLXO.com nuk ka dashur të komentoj lidhur me vjedhjen e veturës.  Ajo ka thanë se nuk dinë asgjë për këtë rast.