Ilustrim

Vetëvrasje në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Malishevë gjatë ditës së djeshme dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 06:40 dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur një pistoletë me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë.

Tutje policia thotë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.