Iftari i VV-së për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës - Foto: Facebook/AlbinKurti

Vetëvendosje shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Lëvizja Vetëvendosje ka shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Sonte në Prishtinë kemi mirëpritur me kënaqësi për iftar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Kurti.

Në këtë iftar kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Vetëvendosjes.

Albin Kurti ka thënë se kanë bashkëbiseduar miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet etj.