Vetëvendosje Shpall Zgjedhjet e Brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme të cilat nuk do ta përfshijnë edhe pozitën e kryetarit të partisë.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se zgjedhjet do të mbahen në pika të caktuara të partisë më të madhe opozitare në vend.

Ai u ka bërë thirrje të pakënaqurve me qeverinë që t’i bashkohen Vetëvendosjes.

“I ftoj të gjithë ata të pakënaqur me këtë degradim të shtetit që t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Ymeri.

Zgjedhjet do të fillojnë më 2 maj dhe pritet të kryhen brenda tre muajve.

“Këto zgjedhje të brendshme  do ta fuqizojnë Lëvizjen Vetëvendosje e cila edhe ashtu vetëm po rritet”, tha Ymeri.