Sami Kurteshi ne konference per media Foto: LVV

Vetëvendosje propozon disa hapa për adresimin e krimeve të luftës

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konferencë për media të mbajtur sot ka folur për temën e fundit që është ngritur në opinion, themelimin e një tribunal ndërkombëtar për t’i hetuar krimet serbe në Kosovë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se Vetëvendosje që nga viti 2010, kur është bërë pjesë e Kuvendit ka punuar për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

“Qysh në vitin 2010, Vetëvendosje ka dorëzuar padi nëpër Gjykatat Komunale të Kosovës me lista të njerzve që kanë kryer krime në komunat e ndryshme të Kosovës. Ato i ka ridorëzuar në vitin 2011, pastaj ka ndërmarrë inciiative për adresimin e krimeve dhe dëmve materiale dhe fatkeqësisht e vazhdimisht për aryse të ndryshme LVV është penguar”, tha Kurteshi gjatë konferencës për media.

Ai ka kujtuar edhe vendimin e Kuvendit për t’i amnestuar rojat e uraës në vitin 2013, që sipas Kurteshit pjesë e tyre kanë qenë edhe disa “kriminelë të dëshmuar”.

Tutje, Kurteshi ka treguar se cilat do të ishin hapat që Vetëvendosje do t’i ndërmerrte në rast se do të vinte në pushtet.

Sipas tij, Vetëvendosje do të themelonte me ligj institutin për hulumtimin e krimeve të luftës, me financim adekuat dhe me njerëz profesionistë dhe kompetentë, e që ky institut do të ishte i përhershëm dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

“Miratimi i propozimit të Lëvizjes për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës, Krijimi i komisionit parlamentar të përhershëm për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, për gjenocid dhe për dëmet e tjera të shkaktuara, Krijimi i një prokurorie të specializuar për krimet e luftës me një numër të mjaftueshëm prokurorësh të mirëtrajnuar. Po ashtu, krijimi i një dhome të veçantë gjykimi brenda sistemit gjyqësor të Kosovës me gjykatës të specializuar, Krijimi i departamentit në Policinë e Kosovës specializuar për krimet e luftës, për ndjekjen dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, janë disa prej veprimeve që deputeti Kurteshi i lexoi gjatë konferencës për media.

Përveç këtyre, Kurteshi tha se Vetëvendosje do të propozonte miratimin e një ligji të vecantë për mbajtjen dhe ruajtjen e identitetit dhe të dhënat e viktimave të krimeve.

Gjtihashtu një nga propozimet tjera është edhe krijimi i një një dege të veçantë brenda Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik, për edukimin dhe specializimin e profesionistëve për këto çështje dhe mbështetja për edukim të vazhdueshëm brenda e jashtë vendit.