Foto: Arben Vitia/Facebook

Vetëvendosje promovon aderimin e ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia ka njoftuar se kësaj Lëvizje i është shtuar edhe një anëtare e re.

Shpresa Berisha, është bërë anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Shpresa jeton në Gjermani që nga viti 2005 dhe punon në Bayern Medicin në fushën e stomatologjisë (kirurgji, implantologji dhe profilaksë)”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ai ka shtuar se përvoja, dija dhe energjia e saj do të jenë kontribut i mirë për Lëvizjen Vetëvendosje.