Bekim Jashari , kryetar i Komunës së Skenderajt | Foto: KALLXO.com

Vetëvendosje i bën thirrje Bekim Jasharit ta heqë nga axhenda e festimeve lojën ‘Ludo’

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Skenderaj, i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës, Bekim Jasharit, që ta largojë nga axhenda lojën ‘Ludo’, e cila është paralajmëruar si aktivitet për nder të ditës së pavarësisë.

Sipas tyre, në vend të lojës “Ludo” në shesh, duhet ligjëruar nxënësve nëpër shkolla për 17 Shkurtin.

“Pavarësia e Kosovës është arritur me gjak e mund të madh. Drenica, e në veçanti Skenderaj ka çfarë për të treguar për këtë datë. Andaj, duke qenë të bindur se ky është një lëshim i radhës i drejtorit të famshëm të DKRS-së, i bëjmë thirrje Kryetarit, Bekim Jashari, ta largojë nga axhenda për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë këtë lojë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

KALLXO.com ka raportuar sot së një nder aktivitetet e organizuara më rastin e 11 vjetorit të ditës së pavarësisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, përkatësisht Qendra Rinore Publike ka organizuar lojën ‘LUDO’ në sheshin ‘Adem Jashari’ me datë 15 shkurt nga ora 11:00.

https://kallxo.com/ne-skenderaj-do-te-luhet-ludo-ne-shesh-per-nder-te-pavaresise/

www.kallxo.com