Nga një protestë e veteranëve të UÇK-së

Veteranët e UÇK-së Protestojnë Para Qeverisë

Xhevdet Qeriqi, kreu i kësaj organizate, tha se ndaj veteranëve të UÇK-së janë duke u bërë padrejtësi nga ana e qeverisë.

“Kemi dalë në protestë për arsye të padrejtësive qe po bëhen. Ka vonesa që shumë veteranë nuk e marrin pensionin”, tha Qeriqi.

Ai paralajmëroi se në janar do të ketë protesta të tjera, për të cilat la të kuptohet se do të jenë më të ashpra.

“Nuk garantojmë që nuk do të eskalojnë”, tha Qeriqi.

“Janë ba manipulime të shumta, që duhet të merret drejtesia e prokuroria sepse po dëmtohet buxheti i shtetit”, tha Xhevdet Qeriqi.

Në fund të protestës, ata kanë varur në rrethojën e ndërtesës së qeverisë parulla me të cilat kërkojnë certifikatat e veteranëve

veter veter1 veter2 veter3 veter4 veter5 veter6 veter7 veter8 veter9