Vetëm 24 Komuna nga 38 prej tyre janë treguar transparente në publikimin e shpenzimeve në dreka dhe darka zyrtare

Në tryezën e organizuar nga BIRN ku u publikuan gjetjet e shpenzimeve të parasë publike në dosjen #SaHanShefi, redaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi ka treguar rrugën disa vjeçare që ky medium e ka ndjekur për të siguruar faturat e drekave dhe darkave zyrtare.

“Kjo iniciative ka nise rreth 2013 kur BIRN ka dashtë me i marre shpenzimet e drekave e darkave te qeverise dhe ministrave ku ka pas një rezistencë të madhe në atë kohë. I keni pa sasinë e verërave të shtrenjta të konsumuara në atë kohë nga Qeveria, sasinë e ushqimeve te shtrenjta e te detit. Në 2018, Qeveria i ka hap ato dokumente. Kanë qenë me mijëra fatura”, tha ai.

Sipas tij e gjithë iniciativa e BIRN-it është ndihmuar edhe me lehtësirën që gjykata e ka bërë me vendimin që shpenzimet nga buxheti të jenë transparente.

“Me vendimin  Gjykata është ngrite një precedent gjyqësor ku ka thanë që të gjitha shpenzimet nga buxheti duhet të jenë publike dhe transparente”, theksoi ai.

Tutje Gashi përmendi, hulumtimin e bërë nga BIRN për faturat e shpenzimeve në dreka dhe darka zyrtare, ku tha që edhe kësaj here nuk ka pasur transparencë të të gjitha komunave.

“Prej 38 komunave, 24 prej tyre i kanë ofruar faturat, qe për neve është suksese, jo vetëm për neve por edhe për komunat e tjera. Fatura e Graçanicës na ka thanë që do te na ofroj, por ende nuk na i ka dhanë. Komuna e Zvecanit na ka kthy përgjigje ku thotë që në asnjë rast ska pasur shpenzim për dreka dhe darka zyrtare”, tha tutje ai duke bërë të ditur se BIRN nisur procesin për Komunat qe si kanë ofruar faturat tek avokati i popullit, e pastaj edhe ne Gjykatë.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Shefi ka publikuar shpenzimet e komunave në dreka dhe darka zyrtare.